11 vendet evropiane ku po rritet numri i të infektuarve me virusin korona, në listë edhe Maqedonia e Veriut

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar së fundmi se po regjistrohen rritje javore në Evropë, për herë të parë në disa muaj.

“Në 11 vende “transmetimi i përshpejtuar” ka çuar në një rishfaqje shumë domethënëse që nëse lihet e pakontrolluar mund t’i shtyjë sistemet shëndetësore në kaos edhe një herë në Evropë”, deklaroi të enjten drejtori i OBSH për Evropën, Hans Kluge.

Këto vende, për të cilat OBSH tha se po regjistrojnë rritje të rasteve me Covid-19 janë: Shqipëria, Armenia, Azerbajxhani, Bosnja dhe Hercegovina, Kazakistani, Kosova, Kirgizistani, Maqedonia e Veriut, Republika e Moldavisë, Suedia dhe Ukraina, transmeton ABC.

Ambasadorët e BE po takohen këtë javë për të diskutuar rihapjen e kufijve të jashtëm të bllokut në 1 korrik. Një nga kriteret që vendet anëtare po shqyrtojnë është vetëm lejimi i udhëtarëve nga vende të caktuara. Ato vende me nivele të larta infeksioni, përfshirë me shumë mundësi SHBA, Rusia dhe Brazili, pritet të lihen jashtë listës së sigurt.

Të dhënat e OBSH-së për situatën e koronavirusit në të gjithë Evropën mund t’i gjeni këtu.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut informoi se gjatë 24 orëve të fundit 153 persona janë infektuar me virusin korona, 6 pacientë kanë ndërruar jetë dhe 75 janë shëruar. Me këtë, numri i përgjithshëm i të vdekurve ka arritur në 265, të infektuarve në 5595, të shëruarve 2166, ndërkaq për momentin në vend kemi 3164 raste aktive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button