RMV, Mjekët privatë para gjykatës e kontestuan vendimin për shpërblim të punonjësve shëndetësorë në luftën me Kovid-19

Shoqata e mjekëve privatë nëpërmjet avokatit të tyre në Gjykatën Kushtetuese ka parashtruar nismë për rishqyrtim të vendimit me të cilin shpërblehen punonjësit shëndetësor në shëndetësi publike të cilët luftojnë me kovid-19, raporton SDK, përcjell Portalb.mk.

“A ka nevojë të përkujtoj që edhe mjekët amë kanë qenë në vijën e parë të luftës, mjekët nga Dibra zbatuan skrining të popullatës në tërësi. Ose do të ketë shpërblime për të gjithë që kemi marrë pjesë në luftën me kovid-19 ose për askënd”, thotë dr. Lili Çollakova-Dervishova, kryetare e Shoqatës së mjekëve privat, e cila numëron rreth 1.600 mjekë.

Mjekët privat në vend reagojnë për dy risi të cilat janë duke i përgatitur Fondi për sigurim shëndetësor dhe Ministria për Shëndetësi. Për anëtarët e Shoqatës nuk janë të pranueshme dhe ata nuk pajtohen që ato të fillojnë të aplikohen.

“Paralajmërohet fillim i përdorimit të vulës së përkohshme dhe vulës elektronike. Secila ambulance e ka tokenin e saj, secili mjek e ka tokenin e vet dhe të gjitha të dhënat ekzistojnë në ‘Termini im’ ku ka baza të pasura të të dhënave sa receta kemi lëshuar, kur janë lëshuar, ku është udhëzuar pacienti. Konsiderojmë që me kapitacionin ekzistues, nuk mund të përballojmë shpenzim shtesë. Kemi edhe një reagim për fillim të përdorimit të shifrave të reja në punë, që më tutje bën që pagesa të jetë gjysma nga kapitacioni, ndërsa gjysma e dytë nga puna e kryer. Model i pagesës për efektivitet kishte deri në vitin 2001 dhe me atë nëse marrim pushim në atë periudhë nuk do të kemi efektivitet, nuk do të kemi page, nuk do të mbulohen shpenzimet për punë. Nuk është e lejueshme, mjek në shëndetësi primare të mos ketë siguri, të mos guxojë të sëmuret, ajo periudhë patjetër duhet të paguhet sikur edhe në shëndetësinë publike. Shteti nuk guxon të veprojë për disa si nënë e për disa si njerkë. Në negociatat me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, ndërkohë që kemi pasur negociata në periudhë prej tridhjetë muaj, asnjëherë nuk kemi biseduar për pjesën fikse të jetë 50 përqind e kapitacionit ekzistues”, ka thënë Dr.Çollakova-Dervishova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button