1.700 të sëmurë në Maqedoni nga gripi, vetëm brenda një jave

Hiç më pak se 1700 është numri i personave të prekur nga ngripi vetëm gjatë javës së fundit. Kështu flasin të dhënat zyrtare të Ministrisë për shëndetësi.

‘Në pajtueshmëri me të dhënat, numri i të sëmurëve nga gripi në javën e fundit, respektivisht nga 21 deri 27 janar, është rreth 1700. Do të thotë bëhet fjalë për për numër dyfish më të madh të të prekurve nga gripi nga java paraprake’ thonë në MSH.

‘Në javën e fundit të muajit janar, gjithësej kanë arritur 46 persona për analizë të gripit deri të Instituti për shëndet publik, prej të cilëve përqindja më e madhe, edhe atë rreth 70 % kanë influencë të tipit A, ndërsa vetëm 20 nga ta janë me influencë dominante H1N1. Tek 8 persona është konstatuar virusi H3N2, ndërsa 6 persona me influencë B’ ka thënë Golubinka Boshkovska, nga Instituti për shëndet publik i Maqedonisë.

Sa u përket qyteteve, më të prekur nga gripi edhe atë 20 për qind nga numri i përgjithshëm janë nga Shkupi, pastaj rreth 600 persona janë në Tetovë, pasojnë Strumica dhe Kumanova.

Sa i përketn kufirit të moshës mbi 60 për qind e të sëmurëve janë të moshës 15 deri 64 vjeç./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button