Filipçe: Do të konsultohem me juristë nëse ka mundësi të shkarkohet Ziberi

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot e ka përgënjeshtruar deklaratën e drejtorit të Qendrës për Shëndet Publik (QSHP), Arben Zyberi se personalisht ka ndikuar në Komisionin për sëmundje ngjitëse për hapjen e kufijve dhe ka shtuar se do të konsultohet me juristë nëse në këtë periudhë mund që drejtori sot të shkarkohet, njofton Portalb.mk.

“E lexova deklaratën. Absolutisht është e pavërtetë. Së pari drejtori Zyberi nuk është anëtar i Komisionit. Kjo konsideroj se është ndonjë retorikë parazgjedhore edhe atë e lirë dhe mendoj se asgjë nuk do të fitojë drejtori me këtë deklaratë. Gjatë gjithë kësaj periudhe, Komisioni për sëmundje ngjitëse punon në bazë të indikatorëve mjekësor, mjekësisë si shkencë, epidemiologjisë dhe kjo deklaratë nuk i ka hije një mjeku”, ka deklaruar Filipçe.

Maqedonia e Veriut prej nesër do të hap plotësisht të gjitha vendkalimet kufitare në shtet me çfarë shtetasit e Maqedonisë së Veriut dhe të huajt do të munden pa pengesë të lëvizin pa detyrim për test PRS dhe karantinë.

Vendimin e mori Qeveria të martën mbi bazë të rekomandimeve të Komisionit për Sëmundje Infektive, Qeveria në seancën e njëjtë mori vendim që më 1 korrik të hapen për qarkullim edhe Aeroporti Ndërkombëtar Shkup dhe ai “Sh. Apostol Pavle” në Ohër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button