Denonconi korruptimin në Ministrinë e Mbrojtjes dhe ARM

Prej sot është hapur një linjë anonime telefonike pa pagesë me numër 0800-50030, ku qytetarët do të mund t’i denoncojnë të gjitha llojet e ryshfetit dhe të korruptimit në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Armatës së Republikës së Maqedonisë.

Siç njoftoi Ministria e Mbrojtjes, bëhet fjalë për realizimin e projektit “Denonco korruptimin”, qëllimi i të cilit është eliminimi me kohë dhe i plotë i mundësisë për paraqitjen e korruptimit dhe parandalimi i rreziqeve nga kjo dukuri e padëshiruar në institucionet të cilat kanë besim më të madh në Republikën e Maqedonisë.

Përveç linjës së përmendur telefonike, qytetarët denoncimin mund ta bëjnë edhe në ueb-faqen e Ministrisë së Mbrojtjes, www.morm.gov.mk (në mënyrë anonime, përmes formularëve elektronikë) ose, nëpërmjet e-mail-it, në: [email protected].

Republika e Maqedonisë është aktive në planin e luftës kundër korruptimit në fushën e mbrojtjes në kuadër të iniciativave të Aleancës Veriatlantike, duke marrë pjesë në “Iniciativën për ndërtim të integritetit” të NATO-s.

“Proceset për integrimin e Republikës së Maqedonisë në strukturat euroatlantike dhe lufta pa kompromise kundër korruptimit janë një prej qëllimeve më të rëndësishme strategjike të Programit për punën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për periudhën 2011-2015”, qëndron në kumtesën e Ministrisë e Mbrojtjes. /Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button