Një 114 vjeçar u shërua nga COVID-19

Në Etiopi është shëruar një 114 vjeçar i prekur me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyrtari i spitalit Eka Kotebe në Addis Ababa, Dr. Yared Agidew, nëpërmjet një postimi nga llogaria e tij në twitter njoftoi se një i sëmurë 114 vjeçar i shtruar në spital ka fituar betejën me virusin COVID-19.

Agidew theksoi se i sëmuri është shëruar plotësisht, gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe se është transferuar në një spital tjetër për trajtim për shkak të shqetësimeve të tjera.

Pavarësisht se është theksuar që personat 65 vjeç e lart janë në disfavor kundër COVID-19, edhe në vende të tjera është njoftuar se disa persona mbi 100 vjeç kanë shpëtuar nga sëmundja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button