Ziberi: Vendit i duhet figurë e cila do të mund të integrojë

Kandidati i nominuar për kryeminsitër nga ana e BDI-së, Naser Ziberi ditën e parë të aktiviteteve të tij e filloi nga Shtëpia Përkujtimore e Nënës Terezë për shkakun siç tha, Nëna Tereza është figurë e cila nënkupton humanizëm, drejtësi sociale, unitet dhe integrim, por edhe eliminim i të gjithë padrejtësive dhe ndasive të mundshme, njofton Portalb.mk.

Ai gjatë këtij aktiviteti, deklaroi se, vendit i nevojitet figurë e cila do të mund të integrojë pa marrë parasysh përkatësinë politike, etnike, sociale ose tjetër. I nevojitet subjekt i cili nuk i përket as njërës e as palës tjetër, me qëllim që të tejkalohet jotoleranca bipolare mes subjekteve kryesore të cilat pretendojnë që ta vazhdojnë agoninë në vend.

“Në të kaluarën duke filluar që nga Parlamenti i parë shumëpartiak në vend ku pata nderin të jem një nga 120 deputetët, askush në vend me përjashtim të një mandati katërvjeçar ku opozita abstenonte me pjesëmarrje në zgjedhje, nuk e ka pasur kënaqësinë asnjë parti politike që ketë shumicën në Parlament që të mund vetë të formojë Qeverinë. Edhe po të mundte, ka pasur periudha kur Qeveria gjithnjë është përbërë nga koalicione. Duke e pasur parasysh orarin e këtillë të forcave unë mendoj se mund të jem faktor kohezioni që këto tendenca bipolare të cilat dukshëm se e ngadalësojnë vendin në progresin mund t’i tejkalojë një subjekt i tretë”, tha Ziberi.

Ai konsideron se këto tendenca bipolare, të cilat, sipas tij, e ngadalësojnë progresin e vendit, mund t’i tejkalojë një subjekt i tretë i cili me programin e tij mund ta fitojë mbështetjen.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button