Thaçi nuk ka komentuar aktakuzën që është ngritur ndaj tij nga Gjykata Speciale

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ende nuk ka komentuar lidhur me informatën e publikuar dje se në Gjykatën speciale për Kosovën, selia e së cilës është në Hagë, është ngritur aktakuzë për krime të luftës, kundër tij dhe kundër kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, njofton MIA.

E vetmja gjë që bëri, ndërkaq që në opinion interpretohet si koment ndaj ngjarjes së sapokrijuar, është theksimi i amblemës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në faqen e tij në Facebook.

Për shkak të situatës së sapokrijuar, Thaçi e anuloi takimin me kryesinë serbe, që duhej të mbahej të shtunën, më 27 qershor, në Uashington, ndërkaq të cilin e organizon i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Donalld Trump për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, ambasadorit Riçard Grenell. Pas kësaj, pjesëmarrjen në takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministres Ana Bërnabiq, që duhej të mbahej në Shtëpinë e Bardhë, e anuloi edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Presidenti i Kosovës dje u nis drejt Uashingtonit, por pas publikimit të lajmit për aktakuzës, e ndërpreu udhëtimin dhe u kthye në vend.

Dje u publikua se Prokuroria speciale për Kosovën ka ngritur aktakuzë kundër themeluesve dhe prijësve të UÇK-së, Thaçi dhe Veseli, si dhe kundër personave të tjerë, për numër të madh të krimeve kundër njerëzimit dhe për krime të luftës, përfshirë vrasjeve të civilëve shqiptarë, serbë, romë dhe të tjerë.

Prokuroria nga Haga publikoi kumtesë në të cilën ceket se në Dhomat e specializuara për Kosovën, siç është emri zyrtar i gjykatës, më 24 prill i është parashtruar aktakuza e përmendur, ndërkaq se të njejtën duhet ta konfirmojë gjykatësi në procedurën paraprake

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button