Një fotografi e përpunuar me Photoshop është përdorur për të përhapur lajme të rreme për Zaevin

Burimi: Krithink

Ky tekst përhap të pavërteta dhe dezinformata në bazë të një fotografie të përpunuar me Photoshop, ndërsa detyra e gazetarit është gjithmonë ta informojë publikun me informacion të saktë, preciz dhe të verifikuar. Prandaj, lexuesit, në tekste të tilla, duhet të jenë të kujdesshëm dhe të përpiqen ta identifikojnë fotografinë, në kuptim të asaj se a është e vërtetë apo e rreme.

 

Foto nga lajmi i rencensuar

Linku deri te artikulli origjinal: (FOTO) SASHO MIJALLKOV DHE ZORAN ZAEV TAKOHEN NË “MARRIOTT”? A nënshkruhet koalicion i ri zgjedhor ???

Data dhe koha e publikimit: 18.6.2020

Data e recensionit: 22.6.2020

Recenzues: Ana Anastasovska

Teksti që i nënshtrohet këtij recensioni përhap dezinformata në lidhje me takimin e pretenduar të liderit të LSDM-së, Zoran Zaev me ish-drejtorin e DSK-së, Sasho Mijallkov. Në të njëjtën kohë, dezinformatat e këtilla bazohen në një fotografi të përpunuar me Photoshop, në të cilën gjoja Zaevi është ulur në restorant me Mijallkovin.

Duke përdorur takimin e pretenduar midis Zaevit dhe Mijallkovit, teksti shkon aq larg sa që informon se është duke u negociuar një koalicion i ri zgjedhor. Takimi, sipas artikullit, u zhvillua në hotelin “Marriott”.

Z.Z. mbërriti në Porsche-n e tij në hotelin elitar “Marriott” në orën 12 të mëngjesit, arsyeja e vizitës në këtë vend është takimi me ish-drejtorin e DSK-së Sasho Mijallkov, i cili është edhe pronari i hotelit elitar.

Pas kësaj, lindin disa dilema. A ka negociuar Zaevi pajtim mes Mijallkovit dhe “Kiçeec”-it ose ndoshta është negociuar një koalicion i ri dhe tregti me vota?

Z.Z. mori pjesë në një brifing të mëngjesit në restorantin Distrikt së bashku me ish-drejtorin e DSK-së Sasho Mijallkov, në të njëjtin restorant para 5 ditësh pati një konflikt me të dënuarin nga rastin “Reket” – “Kiçeec”, ku e pësoi sigurimi i Mijallkovit.  A bëhet fjalë për pajtim? Pse Z.Z. ishte në brifing të mëngjesit me ish-drejtorin Sasho Mijallkov? A bëhet ndonjë tregti zgjedhore për vota?  A nënshkruhet koalicion i ri zgjedhor?

I gjithë teksti është i pavërtetë, sepse “prova kryesore” është në të vërtetë përdorimi i fotografisë së rreme.

Ndaj këtij përpunimi të fotografisë në Photoshop kishte reagime edhe në rrjetet sociale.

Zoran Zaev
Zoran Zaev

Në fakt, fotografia origjinale daton nga 03.02.2016 dhe në të Zaevi është në bisedë me Gëzim Ostrenin, kryetarin e partisë Uniteti. Në atë periudhë, lideri i LSDM-së zhvilloi disa takime me liderët e disa partive opozitare shqiptare në Maqedoni, me qëllim që të formimit të një koalicioni maqedonas-shqiptar para zgjedhjeve të vitit 2016.

Zoran Zaev, Gzim Ostreni

Detyra e gazetarit është gjithmonë ta informojë publikun me informata precize, të sakta dhe të verifikuara, dhe jo si në këtë rast të përhapë të pavërteta dhe dezinformata, duke përdorë me këtë rast fotografi të rreme. Prandaj, lexuesit, por edhe gazetarët dhe redaktorët, gjithmonë duhet të verifikojnë mirë fotografitë se nga vijnë, në mënyrë që të mos informohen gabimisht apo të informojnë gabimisht. Kjo është veçanërisht e vërtetë kur lexuesit hasin në tekste që ofrojnë informacion senzacionalist.

Në këtë artikull, pa dyshim, përveç mosverifikimit të fotografisë, ajo është keqpërdorur edhe për qëllime politike, për ta manipuluar publikun, duke shkelur disa nene të Kodit të Gazetarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button