Padia gjyqësore sfidon ligjshmërinë e shkarkimeve në Agjencinë Amerikane për Median Globale

Një proces gjyqësor i ngritur në Uashington pretendon se Michael Pack, shefi ekzekutiv i Agjencisë Amerikane për Median Globale, veproi në mënyrë të paligjshme javën e kaluar kur largoi krerët e agjencive të lajmeve ndërkombëtare të financuara nga qeveria, shkruan VOA.

Padia e paraqitur të martën në emër të Fondit të Teknologjisë së Hapur, një korporatë jofitimprurëse që mbështet teknologjitë globale për lirinë e internetit, pretendon se Michael Pack nuk kishte autoritetin ligjor të shkarkonte shefen ekzekutive të Teknologjisë së Hapur, Libby Liu, apo të shkarkonte shefat e Radio Evropa e Lirë / Radio Liria, Radio Azia e Lirë dhe Rrjetet e Transmetimit të Lindjes së Mesme.

Pack, i cili mori kontrollin e USAGM këtë muaj, gjithashtu mbikëqyr Zërin e Amerikës, por procesi gjyqësor ka të bëjë me shkarkimet e drejtuesve të entiteteve të USAGM, dhe jo me mbikëqyrjen e tij ndaj Zërit të Amerikës.

Michael Pack është Drejtori Ekzekutiv i parë i konfirmuar nga Senati i USAGM pas një rregullimi të madh të strukturës drejtuese të agjencisë që Kongresi miratoi në fund të vitit 2016 dhe që ish-Presidenti Barack Obama e nënshkroi në ligj. Ndryshimet i dhanë pushtet të ri të zgjeruar Drejtorit Ekzekutiv mbi të gjithë transmetuesit civilë të financuar nga qeveria amerikane, duke përfshirë kompetencat për të vendosur buxhete dhe për të eliminuar fondet për agjensitë që ai nuk i sheh më si efektive.

Të paktën një ish anëtar i bordit që shërbente ndërsa po hartohej legjislacioni i vitit 2016, ka thënë se shkarkimet e bëra nga Michael Pack janë qartësisht brenda kompetencave që Kongresi i ka dhënë Drejtorit Ekzekutiv.


Padia pohon se “veprimet e Pack javën e kaluar përbëjnë shkeljen më të rëndë të këtij statuti në histori”.

Padia gjyqësore kërkon që një gjykatës federal të shpallë veprimet e Pack “të pavlefshme”.

As USAGM dhe as Pack nuk i janë përgjigjur pyetjeve nga Zërit të Amerikës ose media të tjera që kanë botuar artikuj lidhur me polemikat gjatë mandatin e tij të shkurtër si kreu ekzekutiv i USAGM.

Pack, në mesin e të ’60-ve, tha në konfirmimin e tij në Senat vjeshtën e kaluar se ai do të mbronte pavarësinë e agjencive të lajmeve. “E gjithë agjensia mbështetet në besimin që gazetarët janë të pavarur, se asnjë ndikim politik nuk u tregon atyre se si t’i raportojnë lajmet dhe çfarë të thonë,” tha ai. “Pa këtë besim, mendoj se agjensia është e minuar plotësisht”.

Premtimi i Michael Pack

Në një postë elektronike drejtuar javën e kaluar qindra redaktorëve, gazetarëve dhe stafit mbështetës të Zërit të Amerikës, Pack u zotua të mbështesë pavarësinë nga ndërhyrjet e jashtme politike mbi Zërit të Amerikës, të mandatuar nga qeveria amerikane.

Megjithatë, disa grupe të mbikëqyrjes së medias dhe organizata lajmesh, përshirë gazetat “New York Times” dhe “Washington Post”, kanë vënë në pikëpyetje gatishmërinë e Pack për të rezistuar ndaj presionit politik, ndërsa kanë theksuar të kaluarën e tij si regjisor konservator dhe bashkëpunëtor i ish-këshilltarit të Presidentit Trump, Stephen Bannon.​

Kritikët demokratë të administratës Trump po i shohin me vëmendje veprimet e Pack.

Të mërkurën, senatori Ron Wyden nga shteti Oregon dhe ligjvënës të tjerë thanë se Fondi i Teknologjisë së Hapur “ka ndjekur për një kohë të gjatë një politikë të financimit të projekteve që publikohen si burim i hapur (open source), janë miratuar nga bordi i pavarur këshillimor teknik i Fondit dhe i janë nënshtruar një auditimi të pavarur të sigurisë në internet.

“Kjo është thelbësore, si për të parandaluar humbjen e dollarëve të taksapaguesve edhe për të parandaluar difektet e dizajnit në teknologji që mund t’i vënë përdoruesit në vendet autoritare në rrezik nga hakmarrja vdekjeprurëse,” pohuan ligjvënësit. “Ne jemi të shqetësuar nga deklaratat e ish drejtueses së Fondit të Teklologjisë së Hapur se USAGM po kërkon tani ti drejtojë këto fonde në programe që nuk i plotësojnë këto kualifikime të nevojshme.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button