Femrat kanë memorie më të mprehtë se meshkujt

Studimet e fundit sugjerojnë se femrat krahasuar më meshkujt kanë memorie më të mprehtë. Autoret e studimit kanë vënë re se 19 % e burrave u preken nga humbja e lehtë e kujtesës, ndërsa tek femrat kjo shifër ishte rreth 14 %.

Normalisht që kujtesa ka shumë rëndësi për një person, por humbja e lehtë e saj nuk ndikon në jetën personale të një personi, sepse mund të jenë gjëra që plotësohen me ritmin e ditës dhe të jetës.

Akoma nuk është e qartë përse meshkujt priren të preken më shumë nga ky fenomen, por mendohet të ketë lidhje me sëmundjet e zemrës.

Në studime të bëra është vënë re se ato meshkuj të cilët kishin më shumë probleme me memorien ishin persona që njëkohësisht kishin probleme dhe me zemrën.

Presioni i gjakut, diabeti, pirja e duhanit, konsiderohen si faktor rreziku për sëmundjet në zemër, të cilat i ndeshim më shpesh tek meshkujt.

Lajme të ngjashme

Back to top button