Qyteti i Shkupit do të subvencionojë zejtarët deri 50.000 denarë

Shumë zejtarë këtë vit do të mbështeten financiarisht nga Qyteti i Shkupit. Me gjithsej një milion denarë Qyteti do të subvencionojë Qyteti do të subvencionojë furnizim të veglave të nevojshme dhe repromaterialeve, duke mbuluar 80 për qind të vlerës, por jo më shumë se 50.000 denarë për person, me përfshirje të tatimit personal të të ardhurave, njofton Meta.

Mbështetja vlen për vegël dhe repromaterial të furnizuar prej 01.01.2020.

Konkursi tashmë është shpallur dhe do të zgjasë përfundimisht me 15.12.2020. Do të realizohet sipas parimit “i pari që vjen, i pari shërbehet”, deri në shterjen e mjeteve të parapara me Buxhetin e Qytetit të Shkupit për vitin 2020.

Qëllimi i subvencionimit, siç kumtoi Qyteti, është të nxitet zhvillimi i zejeve tradicionale në zhdukje.

Të drejtë pjesëmarrjeje në konkursin publik kanë zejtarët të cilët nuk kanë marrë mjete buxhetore nga projekte për subvencionim nga burime të tjera, zejtarë të cilët janë të regjistruar në pajtim me Ligjin për ushtrim të veprimtarisë zejtare dhe ushtrojnë veprimtari zejtare në zhdukje.

Kërkesa për subvencion së bashku me dokumentacionin e kompletuar duhet të parashtrohet në zarf të mbyllur përmes Arkivit të Qytetit të Shkupit në adresën: Qyteti i Shkupit, Sektori për zhvillim ekonomik lokal, bul. “Ilinden” nr.82, 1000 Shkup (me shenjën – Paraqitje për konkursin publik për subvencionim të zejtarëve për furnizim të veglave të nevojshme dhe repromaterialeve për zejet në zhdukje në qytetin e Shkupit), më së voni deri më 15.12.2020.

Kërkesa mund të parashtrohet edhe me anë elektronike, me çka dokumentacioni i kompletuar i cekur në kërkesë, duhet të parashtrohet i skenuar në e-mail adresën [email protected].

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button