fbpx

BB miratoi kredi energjetike prej 750 milionë dollarë për Nigerinë

Banka Botërore ka ratifikuar një kredi energjetike prej 750 milionë dollarësh për Nigerinë, ku pothuajse gjysma e popullsisë nuk ka qasje në rrjetin e energjisë, bëri të ditur drejtori i Bankës Botërore për Nigerinë, Shubham Chaudhuri, raporton Anadolu Agency (AA).

“Kredia prej 750 milionë dollarësh dhënë Nigerisë synon të zgjidhë problemin e energjisë elektrike në vend dhe të ringjallë ekonominë, veçanërisht sektorin privat”, tha drejtori Chaudhuri.

Masa synon të largojë 100 milionë nigerianë nga varfëria me investime në sektorin e energjisë si dhe në sektorin e prodhimit dhe shërbimeve.

“Kostoja e mungesës së energjisë në Nigeri vlerësohet të jetë rreth 28 miliardë dollarë”, tha Chaudhuri.

Sipas Qendrës nigeriane të Teknikës së Pastër, afërsisht 93 milionë njerëz në vendin me një popullsi prej 200 milionë banorë përballen me mungesa të energjisë.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close