Indi, 23 të vdekur nga goditja e rrufesë

Gjatë stuhive dhe shiut të dendur në lindjen të Indisë sot si pasojë e rrufesë kanë humbur jetën 23 persona dhe janë lënduar 10 të tjerë, bëri të ditur një zyrtar qeveritar, transmeton Anaodlu Agency (AA).

Trembëdhjetë nga personat që humbën jetën kanë qenë duke punuar në ferma në rrethin Gopalganj, 175 kilometra në veri të Patna, kryeqyteti i shtetit Bihar, tha zyrtari Upendra Pal.

Të lënduarit janë duke u trajtuar në spital, tha ai.

Shirat e dendur para fillimit të sezonit monsun kanë goditur rajonin. Në korrik të vitit të kaluar, rrufeja vrau 39 njerëz në shtetin Bihar, gjithashtu gjatë reshjeve monsun të shiut, të cilat zgjasin deri në shtator.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button