Konferenca për të ardhmen e Evropës do të fokusohet në politikat afatmesme dhe afatgjata

Këshilli i BE-së kumtoi se Konferenca për të ardhmen e Evropës do të mbahet” pasi që të lejojë situata epidemiologjike”.

Këshilli i BE-së vlerëson se Konferenca duhet të fillojë kur të lejojnë kushtet epidemiologjike dhe duhet të fokusohet në zhvillimin e politikave të BE-së në afat të mesëm dhe të gjatë, me qëllim që të përballet në mënyrë më efikase me sfidat me të cilat po përballet Evropa, përfshirë edhe pasojat ekonomike nga pandemia me Kovid-19 dhe leksionet e mësuara nga kriza, ceket në kumtesën e Këshillit të BE-së.

Parimet dhe qëllimet e Konferencës, Këshilli i BE-së duhet t’i harmonizojë me Parlamentin evropian dhe Komisionin evropian.

Konferenca për të ardhmen e Evropës duhej të mbahej më 9 maj në Dubrovnik, por për shkak të pandemisë, ishte anuluar.

Konferenca do të zgjasë dy vite dhe do t’u mundësojë qytetarëve të vendeve-anëtare t’i paraqesin pikëpamjet e tyre për të ardhmen e BE-së. Në bazë të propozimeve, KE-ja do t’i ndërmarrë hapat e mëtutjeshëm dhe do të propozojë zgjidhje për veprim më të mirë të BE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button