Shqipëri, u arrestua një person me akuzën se “bënte thirrje për të vrarë hebrenjtë”

Policia e Shqipërisë ka arrestuar një person, i akuzuar se “bënte thirrje në rrjetet sociale për të vrarë hebrenjtë”, transmeton Anadolu Agency(AA).

Në njoftimin zyrtar Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shqipërisë ka konfirmuar se Drejtoria e Antiterrorit ka arrestuar një 39-vjeçar, me inicialet E. G, banues ne fshatin Koxhaj, Shijak, pas një hetimi disamujor të nisur në muajin janar 2020.

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, mbi bazën e materialeve të referuara nga Drejtoria e Antiterrorit, në janar 2020, regjistroi procedimin penal për veprat penale ‘Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste’ dhe ‘Nxitja e urrejtjes ose grindjeve’ “, ka njoftuar policia.

Sipas policisë, i arrestuari “bënte thirrje në rrjetet sociale për të vrarë hebrenjtë”.

Për shtetasin shqiptar të arrestuar Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button