Qytetarët e RMV prej sot do të mund të denoncojnë tek Avokati i Popullit shkeljet e të drejtës zgjedhore

Në zyrën e Avokatit të Popullit të Maqedonisë së Veriut, prej sot qytetarët do të mund të denoncojnë çfarëdo shkelje të së drejtës zgjedhore në linjën telefonike falas 0800 54321.Të gjitha parregullsitë mund të denoncohen si gjatë periudhës parazgjedhore edhe në ditën e votimit, njofton Portalb.mk.

“Linja telefonike do të funksionojë çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në ora 16:00, ndërsa sipas denoncimeve të qytetarëve do të veprohet menjëherë, sapo të pranohet thirrja ose mesazhi i incizuar. Avokati i Popullit, do t’i mbrojë të drejtat e qytetarëve duke ndërmarrë masa urgjente për veprim efektiv nga ana e organeve kompetente në procesin zgjedhor dhe institucionet e tjera të cilat e kanë për detyrë t’ua sigurojnë mbrojtjen e garantuar të të drejtave të tyre”, thuhet në kumtesën e Avokatit të Popullit.

Ndërkohë, prokurori publik ka njoftuar dje se kanë miratuar vendim për formimin e Komisionit të përkohshëm për ndjekje të parregullsive të mundshme lidhur me kryerjen e veprave penale nga Kapitulli 16 “Vepra penale kundër zgjedhjeve dhe votimit” nga Kodi penal dhe vepra të tjera penale të cilat mund të kryhen gjatë organizimit dhe zbatimit të zgjedhjeve.

Partitë politike, garuese në zgjedhe, kanë filluar të mërkurën zyrtarisht fushatën zgjedhore 20 ditëshe, për zgjedhjet e parakoshme parlamentare, të cilat do të mbahen më 15 korrik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button