Shqipëri, 78 raste të reja me COVID-19

Në Shqipëri vazhdon rritja e rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19), pasi janë regjistruar edhe 78 raste të reja, duke e rritur numrin e përgjithshëm të rasteve pozitive që nga fillimi i pandemisë në 2.192, transmeton Anadolu Agency(AA).

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në njoftimin zyrtar ka konfirmuar se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 344 testime dhe rastet pozitive janë regjistruar në Tiranë dhe disa qytete të tjera të vendit.

“Vijon të ketë shtrime të reja në spital dhe vijon të ketë rritje të të prekurve nga COVID-19, pothuajse në të gjithë Shqipërinë”, ka theksuar ministria.

Ndërkohë janë shëruar edhe 33 qytetarë, duke e rritur në 1.250 numrin e të shëruarve që nga fillimi i pandemisë në 1.250 dhe aktualisht janë 894 persona aktivë me COVID-19, ndërkohë gjithsej 48 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi.

Sipas ministrisë, një pjesë e mirë e rasteve ditore lidhen me kontakte të rasteve të mëparshme pozitive.

Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë kryer gjithsej 24.711 testime dhe vazhdon hetimi për rastet e reja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button