Shehtanski: Haradinaj s’mund të jetë qytetar nderi i Tetovës

Drejtori i Inspektoratit Shtetëror për Pushtetin Lokal dhe kryetar i partisë nacionaliste maqedonase TMRO, Vanço Shehtanski, ka theksuar se do të anulojë vendimin e këshillit komunal të Tetovës, për shpalljen e Ramush Haradinajt për qytetar nderi të Tetovës, njofton Netpress-i. 

TMRO është pjesë e koalicionit qeveritar me VMRO-DPMNE dhe se kreu i kësaj partie më parë e bllokoi dhe e problematizoi vendimin e komunës së Çairit për emërtimin e shkollave me emra të personaliteteve historike shqiptare. 

Shehtanski deklaroi se inspektorët e këtij inspektorati do të reagojnë sapo të marrin vendimin e këshillit të Tetovës, i cili e shpalli Haradinajn për qytetar nderi. Sipas tij, ky vendim nuk ka përfillur parimin e Badenterit, për shkak të mungesës së votave të këshilltarëve maqedonas. 

Nga Komuna e Tetovës ende nuk kanë prononcim për këtë rast. 

Ceremonia për shpalljen e Haradinajt për qytetar nderi do të organizohet gjatë ditës së hënë të javës së ardhshme, ndërsa këshilltarët komunalë shqiptarë dje njëzëri e miratuan këtë vendim. 

Pas miratimit të vendimit, këshilltarët e të gjitha partive politike maqedonase kanë reaguar si asnjë herë më parë me një pres konferencë të përbashkët duke kanë treguar arsyet pse e kanë bojkotuar këtë seancë të këshillit.

Këshilltari komunal i VMRO DPMNE-së Miroslav Koçovski në emër të këshilltarëve maqedonas të këshillit komunal të Tetovës tha se arsyeja kryesore për bojkotimin e kësaj seance është  mosrespektimi i rendit të ditës  nga ana e Këshillit, mos konsultimi i paraprak i bashkësive etnike dhe mos respektimi i rregullores së punës së kuvendit. 

“Vendimi për shpalljen e z.Ramush Haradinaj si qytetar nderi i Tetovës dhe futja e kësaj pike një dita para mbajtjes së seancës së këshillit komunal pa asnjë debat paraprak dhe pa asnjë konsultim paraprak janë të papranueshme për ne. Mendoj se kjo ka vetëm një qëllim dhe ajo është marrja e poenëve politik  për një  kohë të shkurtë  dhe ne mendojmë se nuk duhet të marrim dhe bëhemi pjesë e një skenari të këtillë paraprak. Tetova është një qyteti i madh dhe duhet ti shqyrtojë problemet e një numri të madh të qytetarëve   ku presim një shqyrtim urgjent nga ana e tyre “tha Koçovski. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button