RMV, numri i të infektuarve rishtazi nuk bie: Tubimet janë bomba biologjike, do të eksplodojnë nëse nuk jemi të kujdesshëm

Shifra e personave të infektuar rishtazi me kovid-19 është mbi 100 çdo ditë. Edhe shifrat e sotme e thonë këtë, përkatësisht në shtet ka 136 raste të reja në 24 orët e fundit. A bën mjaftueshëm sistemi shëndetësor, përkatësisht shteti sa i përket ballafaqimit me kovid-19? Çka tjetër duhet të bëhet për t’u ndalur rritja e numrit të të infektuarve të ri? Çfarë opsione tjera kemi?

Për këto çështje, Meta ka kërkuar mendim nga mikrobiologu Prof. Dr. Nikolla Panovski, si dhe nga epidemiologu Dr. Aleksandar Stojanov nga Komisioni për sëmundje infektive, transmeton Portalb.

“Nuk ka çka të bëhet tjetër përveç se t’iu bëhet apel njerëzve të mos tubohen, kurse nëse ka tubime, më së miri është të dënohen. Tubimet janë problem më i madh. Ato janë bomba biologjike. Nuk kemi pasur deri tani ndonjë shpërthim më të madh, mirëpo nëse vazhdojnë, mund të ndodh. Ja në Resnjë nuk kishte asnjë të infektuar, edhe në Ohër pothuajse nuk kishte asnjë, e tani shihni situatën atje. T’i ruajmë së paku ato qytete të cilat janë të “pastra”. Me këto zgjedhje është e dukshme që nuk bëjmë asgjë, për shkak se pastaj partitë do të vazhdojnë pazaret, ashtu që nuk do të ndërmerren masa më rigoroze. Mendoj që nga e hëna, aq sa do të ketë raste të reja, përafërsisht do të ketë edhe të shëruar në nivel ditor. Nga aspekti ekonomik duhet t’i lëshojnë të punojnë kafene të dhe operatorët e tjerë ekonomik, përndryshe nuk do të mund të qëndrojmë” – thotë Panovski.

Lidhur me vendimin për të hapur kufijtë tokësor dhe të aeroporteve, Panovski konsideron që më tepër ne mund ta përhapim virusin nga që mund të na e sjellin nga jashtë.

“Vatra është te ne. Mendoj që nëse respektohen masat, askund nuk do të infektoheni, mirëpo gjasat janë të mëdha që ne ta përhapim virusin jashtë kufijve. Strategjia jonë tani ka shkuar në drejtim krejtësisht tjetër, ajo është në drejtim të respektimit të masave”– shton profesori.

Klinika infektive, virusi korona, COVID-19, KOVID-19, pacient, infektuar, maska, maske, ndihma e shpejte, urgjenca
Foto Portalb

Epidemiologu Dr. Aleksandar Stojanov, ndërkaq, thotë që shifra do të jetë e lartë derisa nuk respektohen masat.

“Nuk mund të mos i respektojmë masat, e të presim numri i të infektuarve të ri të bie. Kjo, për shembull, është njëjtë sikur ndonjë person i sëmurë të mos e marrë ilaçin, e të pret t’i kalon. Këtu ilaçi është ta gjejmë të sëmurin dhe ai të izolohet. E gjithë kjo merr fund me vaksinë, kurse vaksinë nuk ka, nuk ka çare tjetër. Nëse njerëz të infektuar enden me gjetje nga mjekët se janë pozitivë, virusi nuk do të ndalet. Ja e shihni çfarë po ndodh në Serbi, tani kanë filluar të aplikojnë mbajtjen e maskave në transport publik, kurse ne atë masë e kemi pasur prej shumë më herët. Ata kanë shlyer 4.000 pacientë nga evidenca për shkak të zgjedhjeve. Ne jemi transparent dhe çdo ditë tregojmë prej nga janë të vdekurit dhe nga cila klinikë. Ne këtu kërkojmë dy teste negative, në Serbi bëhet një” – thotë Stojanov.

Shkop magjik nuk ka, ai shton, duke theksuar që Komisioni për sëmundje ngjitëse nuk ka propozuar hapjen e moleve, punë të kafeneve në pjesët e mbyllura, ndërsa nuk kanë dhënë propozim as për t’u hapur në ndonjë datë të caktuar, siç ka njoftuar Qeveria.

“Problemi me këtë virus është që secili mund të infektohet. Unë njoh njerëz, nënë dhe baba të shëndoshë tërë kohën, kurse i biri sportist është pozitiv dhe e bija gjithashtu është pozitive. Nuk kemi kapacitet që t’i “kapim” gjithë të infektuarit. Lidhur me vendimet për aeroportet dhe kufijtë, ne kemi thënë që i kemi protokollet për aeroportet, të cilat njëkohësisht janë evropiane, ato ekzistojnë. Mirëpo, asnjëherë si Komision nuk kemi thënë – të premten do t’i hapim, por që kjo do të bëhet në pajtim me gjendjen epidemiologjike. Gjithashtu, asnjëherë nuk kemi thënë që kafenetë duhet të hapen edhe brenda, as për molet nuk kemi propozuar ta zhvillojnë punën normalisht. Përveç asaj, ne nuk lejuam spitalet të hapen tërësisht, e lëre më kafenetë” – thotë Dr. Stojanov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button