Komuna e Tetovës me marrëveshjen më të madhe për prokurim publik në Maqedoni në vitin 2019

Komuna e Tetovës ka realizuar prokurim me vlerën më të madhe nga të gjitha njësitë e vetëqeverisjes lokale në vitin 2019, ka treguar hulumtimi i Qendrës për komunikime civile që e e ka krijuar bazën e të dhënave për prokurime publike të të gjitha komunave dhe Qytetin e Shkupi, njofton Portalb.mk.

“Marrëveshja më e madhe për prokurim publik e nënshkruar nga ndonjë njësi e vetëqeverisjes lokale është e Komunës së Tetovës me firmën Drislla (para se e njëjta të ndërmerret nga Qyteti I Shkupit) për pastrim dhe deponim të hedhurinave komunale në lokalitetin fsh.Falishte në vlerë prej 1,9 milionë euro”, thonë nga Qendra për komunikime civil.

Përndryshe, komuna e Tetovës është në vendin e dytë pas qytetit të Shkupit si vetëqeverisje lokale e cila në vitin 2019 shënon rritje të prokurimeve publike në krahasim me vitin 2018.

“Komuna e Tetovës shënon rritje në vlerë prej 3,7 milionë euro. Përkatësisht prej 1,7 milionë euro në vitin 2018 në 5,4 milionë euro në 2019”, thuhet në bazën e të dhënave.

Prokurimet

Në vitin 2019 komuna e Tetovës ka pasur buxhet prej 2.209.994.000.577 denarë. Vlera e përgjithshme për prokurime publike është 332 milionë e 632 mijë e 29 denarëose15, 05% pjesëmarrje në buxhetin komunal. Gjatë vitit 2019 janë zbatuar 48 prokurime.

Nga numri i përgjithshëm i prokurimeve publike të komunës së Tetovës, 51,5% janë shërbime, 44,9% janë për punë, kurse 3,6 % janë për mallra.

Hulumtimi shënon rritje të prokurimeve publike në Qytetin e Shkupit dhe 58 komuna, kurse zvogëlim është evidentuar te 22 komuna.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button