DASh publikoi raportin vjetor për terrorizëm, kërcënimi kryesor i Maqedonisë së Veriut janë personat e kthyer nga Siria dhe Iraku

Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, ka prezantuar raportin vjetor për problemet me terrorizmin në botë për vitin 2019, njofton Portalb.mk.

Në pjesën e raportit për Maqedoninë e Veriut, raport nënvizon bashkëpunimin e vendit me përpjekje antiterroriste të ShBA-së, si anëtare e Koalicionit Global për mposhtje të ISIS. Në raport thuhet se kërcënimi kryesor terrorist për Maqedoninë e Veriut janë “luftëtarët e huaj terrorist që janë kthyer nga Siria dhe Iraku”

“Autoritetet në Maqedoninë e Veriut vlerësojnë se në vend ka prezencë të anëtarëve dhe simpatizues të ISIS”, thuhet në raport.

Komitetit Nacional për kundërveprime ekstremiste dhe terroriste vlerëson dje 156 shtetas të Maqedonisë së Veriut i janë bashkangjitur grupeve terroriste nga Siria dhe Iraku. Nga numri i përgjithshëm, 36 kanë mbetur ndërsa 83 janë kthyer në vend.

Autoritetet në vend kanë informata për numër të pakonfirmuar të anëtarëve të familjeve të këtyre personave të cilët jetojnë në kampet e refugjatëve në Siri.

Raporti po ashtu thekson se Maqedonia e Veriut ka kornizë juridike adekuate për ndjekje të individëve dhe grupeve të dyshuara për kryerje apo ndihmë të aktiviteteve terroriste apo pjesëmarrje në luftëra në vende të tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button