ShBA ka raportuar 36.000 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit

Në SHBA gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 36.000 persona të infektuar të ri me Kovid-19, që është numri më i lartë nga prilli.

Në pothuajse gjysmën e 50 shteteve federale në dy javët e fundit, është regjistruar rritje e numrit të të infektuarve, ndërsa në Teksas dhe Floridë ka numër rekord të lartë të rasteve të reja çdo ditë.

Numri i përgjithshëm i personave me koronavirusin e ri në SHBA afrohet deri 2,4 milionë.

Gjatë 24 orëve të fundit nga pasojat e Kovid-19 kanë vdekur 756 persona, me të cilat numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjes në SHBA u rrit mbi 120.100, transmeton MIA.

Universiteti Uashingtonit dje parashikoi se deri më 1 tetor numri i rasteve të vdekjes në SHBA do të arrinte 180.000, por nëse 95 për qind nga amerikanët mbanë maska atëherë shifra e të vdekurve do të ishte 146.000 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button