Maqedonia e Veriut prej sot ka hapur kufijtë pa kufizime, ja në cilat vendet mund të shkoni pa test PCR

Maqedonia e Veriut prej sot ka hapur plotësisht të gjitha vendkalimet kufitare në shtet me çfarë shtetasit e Maqedonisë së Veriut dhe të huajt do të munden pa pengesë të lëvizin pa detyrim për test PRS dhe karantinë shtetërore.

Vendimin e mori Qeveria të martën mbi bazë të rekomandimeve të Komisionit për Sëmundje Infektive, Qeveria në seancën e njëjtë mori vendim që më 1 korrik të hapen për qarkullim edhe Aeroporti Ndërkombëtar Shkup dhe ai “Sh. Apostol Pavle” në Ohër.

Me vendimin për hapje të plotë të kufijve të vendit shtetasit e Maqedonisë së Veriut do të mund lirshëm të udhëtojnë jashtë kufijve pa detyrim për test negativ PSR për koronavirus dhe karantinë 14 ditor të detyrueshëm gjatë kthimit në vend. Megjithatë, me përjashtim të Serbisë, Shqipërisë, Kosovës dhe Turqisë, ky detyrim mbetet për hyrje në disa vende në rajon dhe në vendet anëtare të BE-së.

Për udhëtim në Bullgari dhe Greqi si vende anëtare të BE-së vlejnë udhëzimet e lëshuara nga KE-ja për hapjen e kufijve nga 1 korriku të këtij viti. Këtë vendim anëtare e Unionit sërish duhet ta shqyrtojnë nesër për shkak të rritjes së numrit të  të sëmurëve nga koronavirusi në vendet në rajon.

Ndërkohë, Sllovenia dhe Kroacia paralajmëruan mundësi për ashpërsimin e regjimit kufitar dhe sërish kthimin e detyrimit për karantinë dyjavore për personat të cilët vijnë nga Serbia, BeH-ja, Mali i Zi, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova duke e pasur parasysh pasqyrën epidemiologjike në këto vende. Bullgaria, megjithatë, e vazhdoi gjendjen e jashtëzakonshme në vend deri më 15 korrik për shkak të valës së re të të infektuarve me koronavirus.

Kujtojmë se, Maqedonia e Veriut më 17 qershori hapi të gjitha kufijtë në vend, por me zbatimin e masave aktive. Përkatësisht, vendi lejoi hyrjen e qytetarëve të RMV-së dhe të huajve me qëndrim të rregulluar të përkohshëm ose të përhershëm në vend, me kusht që të kenë test të vlefshëm PCR (të bërë nga hunda dhe fyti), jo më i vjetër se 72 orë nga data e lëshimit të testit. Ata më pas duhej t’i nënshtroheshin  vetë-izolimit shtëpiak prej 14 ditësh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button