Çmenden kroatët pas modeleve shqiptare

Kroatët më sa duket po i pëlqejnë femrat dhe modelet shqiptare, pasi që njëri prej portaleve më të mëdha index.hr që disa ditë po zgjedh si bukuroshe të ditës Vildane Zenelaj, Xhoana Xheneti, kurse gjatë ditës së sotme ata kanë postuar edhe bukuroshen Misse Beqiri.

Kroatët si duket ua kanë vënë syrin bukurosheve shqiptare që po bëjnë karrierë nëpër bote. Shqiptarja Xhoana Xheneti, e cila jeton në SHBA dhe ka shumë kohë që merret me muzikë dhe modelim ka çmendur kroatët, duke e krahasuar si një nga femrat më seksi, bashkë me të edhe një tjetër shqiptare – modelen Vildane Zeneli. Pas Xhoana Xhenetit dhe Vildane Zenelit, edhe modelja e njohur Misse Beqiri është bërë pjesë e portalit të njohur index.hr


Ajo tashmë është bërë nënë, por akoma gëzon linjat perfekte të cilat i ka pasur më herët.
Me origjinë nga Kosova, Misse Beqiri është lindur dhe rritur në Suedi ku edhe ka mbaruar shkollimin dhe po bën karrierën e saj si modele.

Lidhja disavjeçare me Anders Lindegaard, portier i Manchester United, ka bërë që ajo të jetë akoma më shumë në qendër të vëmendjes. Nga kjo lidhje, Misse ka sjellë në jete djalin e tyre të parë.

Nëse bëni një kërkim në portalin index.hr, ajo vazhdon të jetë një nga të preferuarat e kroatëve, ashtu sikurse edhe Vildanja dhe Xhoana që po ashtu ishin disa nga bukuroshet që kroatët i votuan si femra të bukura.

Lajme të ngjashme

Back to top button