Koalicioni “Tash është koha”: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim

Koalicioni “Tash është koha” i përbërë nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa theksojnë se do të angazhohen për rroga më të larta në arsim, si dhe pushime pranveror për nxënësit, transmeton Portalb.mk.

“Ne do të angazhohemi që gjatë 4-vjeçarit qeveritar të synojmë përmirësimin e arsimit cilësor, shkolla dhe objekte moderne cilësore, përmirësimin e librave dhe teksteve shkollore etj. Një ndër prioritetet tona qeveritare do të jetë arsimi cilësor me rroga të larta për arsimtarët, profesorët dhe pushim pranveror për nxënësit. Çdo arsimtari e profesori, që nga niveli i arsimit parashkollor, fillor, i mesëm e deri te ai sipëror, do t’i  mundësojmë rritjen e rrogave dhe pushim pranveror për fëmijët, nxënësit dhe studentët”, ka deklaruar Afrim Gashi, kandidati për deputet dhe udhëheqësi Alternativës, derisa e hapi fushatën në Kumanovë.

Sot fushata e koalicionit filloi edhe në njësinë zgjedhore 6, në krye me dy kryetarët e komunave nga ASH-ja, Arben Taravari dhe Albon Xhemaili, në shoqëri me kandidatin për deputet, Hysni Ismaili.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button