Zgjedhjet dhe kampanjat e këtij lloji duhet të marrin fund

E bukura që i’u dha njeriut m’u në këtë botë, është të zgjedhurit. Ne kemi të drejtën e zgjedhjes së stilit tonë të jetesës, madje vazhdimisht bëjmë zgjedhje për gjëra të ndryshme.

Tashmë që nga dita e sotme është hapur edhe zyrtarisht  kampanja për zgjedhjet parlamentare.

A thua vallë mund të konsiderojmë që ne po zgjedhim përfaqësues të popullit, përderisa ne votojmë subjektin por jo edhe individin?

Gjithsesi, uroj që këto do të jenë zgjedhjet e fundit të këtij lloji. Sistemi demokratik është i ndërtuar mbi të drejtën e popullit për të zgjedhur dhe kjo arrihet duke votuar.

Mllefi nuk mund të zmbrapset me bojkot, andaj shfrytëzojeni këtë të drejtë duke dënuar apo duke i dhënë  dikujt mundësinë për të udhëhequr.  Kam parasysh që masa nuk është në atë nivel që të pranojë garën pa sharje, pa linçime dhe pa akuza personale andaj të fillojmë të krijojmë mekanizma në vetëdijen tonë të cilat do të shmangin atë lloj kampanje që në mungesë të alternativës, linçon.

Të dashur aktivistë të partive politike kontributi juaj më i madh do ishte sikur të refuzonit të ishit mashë e dikujt. Nuk ka nevojë të shantazhoni, të ofendoni apo edhe të dëmtoni të tjerët vetëm se ata nuk kanë të njejtin mendim me ju. Kini parasysh që, lufta brenda partiake është më e madhe se ajo në mejdan.

Andaj mos bëhuni kopje e liderit sepse atëherë nuk mund të presim as mendim ndryshe brenda subjektit e as demokraci. Edukoni edhe ato për kampanja dinjitoze, bëhuni zë i arsyes duke ju kërkuar atyre që politikbërjen ta nënkuptojnë si arenë vizionesh.

Këto zgjedhje mund të na lënë edhe pa opozitë, por ne nuk mund ta shmangim që ne duhet angazhuar në reformimin e sistemit zgjedhorë, ju jeni vetëm votues dhe jo përzgjedhës. Ju votoni subjektin, ata zgjedhin kush do të jetë deputet, andaj  vendosni gishtin në kokë dhe kuptojeni lojën.

Le të jetë një betejë ku dija do ta fitojë injorancë,  ku morali do të triumfojë dhe njerzillëku do mbetet.

Për fund, mos shkëputni lidhjet familjare e shoqërore vetëm e vetëm përshkak të zgjedhjeve, ata do kalojnë e shkëputja juaj do mbetet.

Ndryshimi fillon nga vetja.

Enis Miftari

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button