Zgjedhje për zgjidhje

Populli vulg, por imanent rryhet për mbijetesë i izoluar se moleps, elita në qarqe mondane. Paralele që cingëris, mirëpo ky durim, sado që duket taravol, mund të turfulloj me një mocion, dhe të shpie në histori përfaqësuesit që shtirren si bekçinj tanë.

Ballkani lëranë nga ndeshja e qytetërimeve, krijoi valencë tek vëndet që mëtonin lirinë, disa u bënë mriz i ideologjive, të tjerët djerrina të importit. Magna idetë gjithmonë kanë qenë vesk për gjalmat të cilat me verbalizëm akoma besojnë dëlirë hobe, e që matricat me të godasin dy a më shumë zogj njëherësh.  Mungesa e një platforme dhe një seance plenare, këto i bën vetëm kafshata mikluese të surbullta që popujt nuk e honepsin dot.

Zgjedhje për zgjidhje. Vota është gashtë e pushteti gjerdek, andaj të gjithë ata që pretendojnë të bëhen çengel i saj, le ta dijnë se duhet prestigj, e të mos kuturisin premtime. Avaria e kësaj rrjedhe, nis nga arsimi. Ky institucion që kalit ardhmërinë, ngeli mediokër. Erudicioni vicioz që kishte vendi ynë, u la në harresë, mjafton një etalon i veprës së Alush Hamidit.

Panteoni i apostujve filloi të zvetënojë atehërë kur me qesëndi vlersoheshin të gjithë ata bandill arsimdashës,  e esi rekuizitë u futën militantët degradues.  Ky rrugëtim ka shumë itinerar gjer tek gjendja jonë. Valorizimi i kuadrove u konzervua, bashkë me të edhe spektri i fabrikave që prodhonin në vënd. Sot tempujt e dijes davarisin vetëm drejtimet që atashojnë administratorë. Akti recidivist që tërboi këtë pjesë të shoqërisë sonë, është ‘’pengmarrja’’ a punësimet me kontratë, përballë tyre administratorët e përbujtur që nuk kanë një ditë pune, e në mes populli që ushqen te dyja palët, por linçohet ose i detyrohet korrupsionit.

Kataklizma nënshtroi  nën ciblën e saj një pjesë të konsiderueshme, të tjerët i’u bashkuan karvanit të eksodit që ngelet plagë, një  pjesë e vogël qëndruan stoik, pasi kishin një intuitë se ky diktat do përfundonte nga çdo surb pelin që do pinin ata, dhe populli do të kandiset. Sot, kur në fonderi u derdh kupa, ndërkombëtarët me monokël ndjekin çdo kulim, çdonjëri ndjen mallë për dikë në mërgatë,  votën si të drejtë demokratike le ta sheh si pretencë!

Apoteozat e prijësve janë rite rrangallë. Neologjizëm në vend të premtimeve panergjirike. Ky agshol po ndrin këtë monopat, andaj mos shkelni si dystaban, por lini shenja! Në vigjilje të një mëngjesi, zgjidhni mes brusit dhe relikteve.

Qemal Stafa

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button