fbpx

“Drislla” bleu sterilizues për trajtim të mbetjeve mjekësore

Deponia e Shkupit “Drislla” ka blerë sterilizues të ri për trajtim të mbetjeve mjekësore të cilat në të ardhmen, në vend që të digjen në insenerator sikur deri tani, do të sterilizohen dhe deponohen si hedhurina komunale. Sterlizuesi është i markës italiane CISA, punon me sistem inovacioni, tërësisht të automatizuar, me teknologji të lartë dhe ka kapacitet prej 2.000 litra, përkatësisht për një orë mund të trajtojë 350 kilogramë dhe t’i plotësojë nevojat ditore të deponisë, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

Në deponinë “Drislla” konsiderojnë që investimi do t’i japë fund përpunimit joadekuat të mbetjeve mjekësore dhe do të sigurojë që mbetjet e rrezikshme të mos paraqesin rrezik për mjedisin jetësor dhe për shëndetin e njerëzve.

“Sistemi për trajtim të mbetjeve mjekësore është i pajisur me shreder (copëtues) që e zvogëlon vëllimin e mbetjeve deri në 80 përqind, me vakum pompë të thatë që do të kontribuojë për kursim të harxhimit të ujit deri 98 përqind si dhe sistem për kursim të energjisë i cili njëkohësisht siguron edhe siguri ekologjike dhe nuk lejon që ajri të cilin e lëshon sterilizuesi ta ndotë mjedisin”, informojnë nga “Drislla”.

 

Drejtori i “Drisllës”, Kosta Naçevski para dy muajve në bisedë me Meta.mk paralajmëroi që, në vend që të investojë në insenerator të ri, ka vendosur ta ndryshojë teknologjinë për trajtim të mbetjeve mjekësore dhe në vend të djegies ta sterilizojë dhe deponojë. Në atë mënyrë nuk do të ketë asnjë emitim në ajër dhe do ta mbrojë shëndetin e njerëzve.

Naçevski njoftoi që deponia me ardhjen e sterilizuesit të ri planifikon të inkorporojë standarde të reja në sistemin për trajtim të mbetjeve mjekësore. Do të ndërtohet sallë e re në të cilën do të vendoset kapaciteti i ri dhe në të cilën do të  punojnë punonjës vetëm të këtij sektori të cilët merren me grumbullimin e mbetjeve mjekësore dhe të cilët do të menaxhojnë me impiantin. ‘Ky është protokoll evropian për veprim me këtë lloj të hedhurinave të rrezikshme’ thotë Naçevski dhe në atë mënyrë konsideron që do të marrin fund spekulimet lidhur me deponinë dhe mënyrën se si trajtohen hedhurinat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button