Veseli: Akuzat janë të pabazuara dhe politike

Prokuroria e Specializuar ka dorëzuar aktakuzë ndaj Presidentit të Kosovës Hashim Thaçit e kreut të PDK-së Kadri Veseli, nën dyshime për krime lufte, transmeton KlanKosova.

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, tha se në një veprim të paprecedentë, prokurori ka lëshuar deklaratën para se Gjykata t’i konfirmojë ose rrëzojë akuzat e ngritura që ai pretendon.

Sipas Veselit, lëshimi i deklaratës nga Prokurori Special para se të konfirmohet akuza ndaj tij dhe presidentit Hashim Thaçi me pretendimin se ata kanë tentuar bllokimin e punës së kësaj gjykate, janë plotësisht të pavërteta dhe nuk qëndrojnë.

“Në këtë deklaratë, Prokurori përpiqet ta arsyetojë vendimin e tij të padrejtë dhe të pazakonshëm, duke pretenduar se unë dhe Presidenti kemi tentuar të pengojmë punën e Dhomave të Specializuara. Dyshimet e ngritura janë plotësisht të pavërteta dhe nuk qëndrojnë”, tha Veseli.

Veseli në një konferencë të jashtëzakonshme për media, tha se një tjetër shqetësim sipas tij, është dyshimi i bazuar se motivet e vërteta të këtij Prokurori janë krejtësisht politike.

“Duke pasur parasysh kohën dhe rrethanat, pak ditë para takimit në Shtëpinë e Bardhë, me të drejtë janë ngritur dyshime se kjo është rastësi”, tha Veseli.

“Një tjetër shqetësim është dyshimi i bazuar se motivet e vërteta të këtij Prokurori janë krejtësisht politike. Duke pasur parasysh kohën dhe rrethanat, pak ditë para takimit në Shtëpinë e Bardhë, me të drejtë janë ngritur dyshime se kjo është rastësi”.

“Asnjë prokuror, asnjëherë nuk do të duhej të lejonte që vendimet e tij të udhëhiqen nga motive politike. Me këtë qasje, Prokurori ka paralajmëruar rrugën që ai pretendon ta ndjek për ta ushtruar të gjithë pushtetin e tij”.

“Ai po e paralajmëron popullin e Kosovës se ky proces nuk mund të jetë i besueshëm për të ndarë drejtësi të paanshme, dhe të pandikuar nga rrethanat politike”, u shpreh Veseli.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button