Arsenali konfirmon marrëveshjet me 4 futbollistë!

Kohë rinovimesh në shtëpinë e Arsenalit. Pavarësisht gafave në sfidën ndaj Manchester City-t, David Luiz do të qëndrojë te skuadra e Mikel Artetas edhe sezonin e ardhshëm pasi ka rinovuar kontratën edhe për një tjetër sezon, transmeton SS.

Ndërkohë klubi londinez ka blerë përfundimisht kartonat e dy futbollistëve që kishte në huazim mbrojtësve Cedric Soares nga Southampton dhe Pablo Mari nga Flamengo të cilët do të firmosin kontrata afatgjata.

Një tjetër lajm i mirë është se Arsenali ka arritur marrëveshjes me Realin e Madridit për zgjatjen e huazimit të Dani Ceballos deri në fund të këtij sezoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button