“E vërteta për Badin” – film i shkurtë i gjimnazistëve nga Gjevgjelia për fuqinë e fushatës mediatike

Gjimnazistë nga Gjevgjelia kanë përpunuar film të shkurtë artistik me titull “E vërteta për Badin”. Filmi e paraqet fuqinë e fushatës mediatike dhe të vërtetën e njëanshme, që kontribuojnë për dëm të mundshëm jetësor mbi Badin, kanari i lagjes, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

Filmi është në produksion të Qendrës për edukim, kulturë dhe aktivizëm Multus, Gjevgjeli dhe të nxënësve të SHMP “Josif Josifovski” Gjevgjeli dhe është punuar si pjesë e projektit “Të gjitha të vërtetat e lajmit”.

Projekti “Të gjitha të vërtetat e lajmit” është pjesë e projektit Me mendim kritik deri në qytetarë me sukses mediatik – KriThink, që zbatohet nga Fondacioni Metamorfozis dhe Eurothink – Qendra për strategji eropiane.

Filmi do të emitohet onlajn në ora 18:00, në fejsbuk faqen zyrtare të Qendrës Multus.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button