Kafeja më e mirë për t’u zgjuar….me të

Nuk ka asgjë më të mirë, se intimiteti për të filluar një ditë të mbarë. Tashmë, kjo teori mbështetet edhe shkencërisht. Ka qenë pikërisht Debby Herbenick, drejtor i Qendrës për Promovimin e Shëndetit Seksual në Universitetin e Indianës (SHBA), studiues dhe seksolog i njohur, i cili ka kryer edhe një botim të posaçëm ku ka përfshirë këtë teori.

Sipas tij, ka prova shkencore që mbështesin pretendimin e tij se që të zgjoheni duke pasur marrëdhënie, është ideale për të qëndruar në formë.

Jo vetëm që është formula e humorit, por edhe antidoti më efektiv kundër sëmundjeve të tilla si ftohjet, gripi etj. Madje, studimi citon edhe faktin se sistemi ynë imunitar forcohet edhe më shumë nga marrëdhënia, i cili mesa duket rrit nivelet e elementit “immunoglobuline A”, një antitrup i dobishëm për parandalimin e shfaqjes së infeksioneve, apo që rrit nivelet e estrogjenit, si edhe forcon thonjtë dhe flokët.

Ndër të tjera, ai shton se intimiteti në mëngjes, shton nivelin e prodhimit të hormonit “oxytocin”, duke lejuar që të keni një harmoni më të madhe gjatë pjesës tjetër të ditës, dhe madje, zgjatjen e ndjenjës së dashurisë deri në mbrëmje.

Lajme të ngjashme

Back to top button