fbpx

VMRO-DPMNE: Rrogat do të rriten për më së paku 25 përqind, mësimdhënësit rroga prej 36 mijë denarë

VMRO-DPMNE e filloi fushatën parazgjedhore me premtimin se do të ketë investime të mëdha në infrastrukturë, ekonomi të fuqishme dhe rroga më të larta në arsim dhe shëndetësi, transmeton Portalb.mk.

“Rilindja nënkupton bum në infrastrukturë, ekonomi të fuqishme, rroga më të larta në arsim dhe shëndetësi”, deklaroi  kandidati për deputet dhe nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski.

Ai vlerëson se koha është për ndryshim, që populli të mund të vëren dallimin.

“Vendosëm që fushata të fillojë prej këtu në Strumicë, sepse vlerësojmë se ndryshimi duhet të fillojë pikërisht prej këtu, prej Strumicës. Në Strumicë kemi qeverisje të vazhdueshme 18 vjeçare nga një structure, një person dhe një familje, dhe koha është për ndryshim”, deklaroi Nikollovski.

Nikollovski premtoi se për katër vjet do të realizojnë 1000 projekte për të mirën e Maqedonisë.

“Papunësinë do ta ulim nën 10 përqind. Rrogat do të rriten më së paku për 25 përqind për katër vitet e ardhshme”, premtoi Nikollovski, duke shtuar se investimet në infrastrukturë do të jenë mbi 4 miliardë euro.

Ai premtoi se rrogat për punonjësit e arsimit në atë fillor dhe të mesëm do të jenë prej 36 mijë denarë, ndërsa për arsimin e lartë deri 100 mijë denare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button