Kujdes me fëmijët gjatë zgjedhjeve, kërkoi “Megjashi”

Ambasada për të drejtat e fëmijëve, “Megjashi” kërkoi nga partitë politike dhe anëtarët e tyre qqë gjatë periudhës së procesit të zgjedhjeve parlamentare në Maqedoninë e Veriut, të ketë kujdes më fëmijët dhe të drejtat e tyre, transmeton Portalb.mk.

Keqpërdorimi politik i fëmijëve dhe manipulimi në interes të marrjes së pikëve partiake duke përfshirë  fëmijët në fushata mediale dhe marketing politik, ishte praktikë e partive politike dhe më herët. Për fat të keq vërejmë se e njëjta vazhdon”, deklarojnë nga Megjashi.

Megjashi thekson se një praktikë të tillë po e vërejnë edhe tani.

“Në Ambasadën e fëmijëve Megjashi tashmë kemi pranuar një paraqitje për keqpërdorimin politikë të fëmijëve në fushatën mediale”, deklarojnë nga Megjashi.

Ata kërkojnë që fëmijët të jenë në fokusin e fëmijëve 365 ditë gjatë vitit, për përmirësimin e kushteve të jetesës, arsimit, shëndetit dhe gjendjes sociale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button