Koalicioni “Mundemi”: Rritje të pagës minimale mbi 40%, rritje të pensioneve për 21%

Zoran Zaev, kandidati për kryeministër nga koalicioni “Mundemi” premtoi rritje të rrogës minimale mbi 40% në tubimin parazgjedhor në Strumicë, transmeton Portalb.mk.

“Për 30% do të rritet paga mesatare, ndërsa paga minimale mbi 40%, për 21% rritje të pensioneve, ndërsa 600 milionë euro mbështetje për sektorin privat”, premtojnë nga LSDM-ja në tubimin parazgjedhor në Strumicë.

*****************************************************************************************************************************

LSDM-ja së bashku me koalicionin “Mundemi” sot filloi fushatën për Zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 15 korrik, duke u zotuar se do të zhvillojnë fushatë zgjedhore të sigurt.

“Në nga LSDM-ja dhe koalicioni Mundemi brengosemi për shëndetin e qytetarëve dhe organizojmë fushatë zgjedhore 100% të sigurt me protokolle rreptësisht të përcaktuara”, deklaroi kandidati për deputet, Jovan Mitreski.

Ata vlerësojnë se për tre vjet kanë bërë kthesë për të mirë, por theksojnë se mundet akoma më shumë dhe më mirë në 4 vitet e ardhshme.

“Me krenari do të prezantojmë ofertën që siguron plan të suksesshëm për përballjen me pasojat e virusit korona, zhvillim ekonomik më të fuqishëm, institucione më përgjegjëse, përparim më të theksuar, masa që sigurojnë rend, drejtësi dhe disiplinë”, premtojnë nga LSDM-ja.

Ata premtojnë se do të ketë zhvillim teknologjik, rritje të pagave dhe vende punë më të mira.

“Ndërtojmë shtet për jetë të dinjitetshme për të gjithë”, deklaruan nga LSDM-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button