Ivanov flet për stabilitet dhe siguri në Munih

Presidenti Gjorgji Ivanov dhe ministri I punëve të jashtme Nikola Poposki sot do të marrin pjesë në konferencën e Munihut të 49-të sigurisë, e cila do të vazhdon deri më 3 shkurt.

Në atë konferencë Ivanov do të diskutojë në një sesion me temë “Siguri dhe stabilitet në Evropën juglindore dhe Kaukaz”.

Temat e konferencës për këtë vit janë të koncentruara në ardhmërinë e eurozonës dhe Bashkimit Evropian, si dhe në  sajber sigurinë, menaxhimin e krizës aktuale në Mali dhe Siri si dhe çështjen e Iranit dhe balancimit të fuqive në rajon.

Në Munih për konferencën arritën mbi 130 kryetar shtetesh dhe qeverish dhe funksionar tjerë të lartë mes të cilëve edhe Sekretari gjeneral i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, nënkryetari i SHBA-ve Joe Biden, përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politik të jashtme dhe të sigurisë, Catherine Ashton dhe kryetari i Komisionit Evropian Hose Manuel Baroso.

Lajme të ngjashme

Back to top button