Janushev: Premtojmë punë, qartësi dhe të ardhme

Sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev, në konferencën e mbajtuar me rastin e fillimit të fushatës zgjedhore, ka thënë se këto 21 ditë do të jenë finalja e një beteje për kthim të shtetit në duart e popullit dhe marrja e kontrollit ndaj fateve tona. 

“Sot është fillimi i fushatës zgjedhore, dhe do të jem real dhe i sinqertë si çdoherë. Nga LSDM nuk presim fushatë të drejtë, transparente dhe demokratike. Nuk e presim atë sepse LSDM dhe Zoran Zaev janë nervozë sepse e dinë se do të humbin. Mu ajo nervozë parafushatën e bën jo të drejtë dhe jodemokratike. Nuk ka vend në Evropë ku pushteti e fillon me bombë të gjuajtur në pronën e nënkryetarit të partisë më të madhe. Nuk ka vend tjetër evropian ku pushteti me dekret ligjor dëshiron ta fshijë opozitën nga mediumet përmes përgjysmimit të minutave të cilat ligjërisht i takojnë, nuk ka shtet tjetër evropian ku çdo ditë ka skandal të ri. Këtë e bëjnë jo sepse janë të fuqishëm, por sepse janë të dobët dhe të frikësuar nga humbja. Prandaj Zaev, do të biesh. Dhe mos i tërheq njerëzit pas teje. VMRO-DPMNE do të fitojë, e kështu do të fitojë edhe Maqedonia”, ka deklaruar Janushev.

.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button