Opozita e vendosur për zgjedhje të parakohshme parlamentare

Lideri i opozitës maqedonase, Branko Cërvenkovski edhe një herë ka përsëritur kërkesën për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Ai në tubimin e zhvilluar mbrëmë në Kërçovë ka theksuar se opozita është këmbëngulëse për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, në pako me ato lokale.

“Populli patjetër duhet të kthejë legjitimitetin e institucioneve përmes zgjedhjeve të parakohshme parlamentare”, ka porositur Cërvenkovski.

Ai ka theksuar se populli në Maqedoni dëshiron që sa më shpejt të largohet regjimi jopopullor i Nikolla Gruevskit.

Në këtë tubim me qytetarët kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e tjerë të opozitës dhe personalitete të shoqërisë civile maqedonase. Kërkesat e opozitës maqedonase për zgjedhje të parakohshme parlamentare vijnë kur kreu i Parlamentit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski ka shpallur zgjedhjet lokale për 24 mars, të cilat deri tani janë të bojkotuara nga opozita

Lajme të ngjashme

Back to top button