Siria parashtroi ankesë deri te KB-ja për sulmin ajror izraelit në afërsi të Damaskut

Ministria siriane e Punëve të Jashtme sot parashtroi ankesë zartare deri te Kombet e Bashkuara për shkak të sulmit ajror izraelit mbi qendrën për hulumtime ushtarake në afërsi të Damaskut.

Izraeli dhe Siria teknikisht ende janë në luftë, por Ministria në ankesë i referohet marrëveshjes për ndarje nga viti 1974.

“Ministria e Punëve të Jashtme i bëri thirrje Ikbal Singut, komandantit të forcave vëzhguese të KB-së dhe e informoi për protestën zyrtare lidhur me shkeljen izraelite të marrëveshjes për ndarje nga viti 1974”, kumtoi Ministria siriane.

Siria dhe Irani paraprakisht kumtuan se do të kryejnë hakmarrje për sulmin e kryer izraelit.

Lajme të ngjashme

Back to top button