Dimitrov: E presim me padurim miratimin e kornizës negociuese

Zhvillimet e fundit në BE dhe në vend, si dhe sfidat me të cilat përballen shtetet anëtare të BE0së dhe rajoni i Ballkanit Perëndimor në ballafaqimin me COVID-19, ishin temat kryesore të takimit online, të iniciuar nga ambasada kroate në Shkup, ku morën pjesë ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, zëvendëskryeministrin për çështje evropiane, Bujar Osmani,ambasadorin e BE-së, Samuel Zhbogar, dhe ambasadorët e shteteve të BE-së në vend. Takimi u mbajt me rastin e përfundimit të kryesimit gjashtëmujor të Kroacisë me këshillin e BE-së, njofton Portalb.mk.

Dimitrov në fjalën e tij ka riafirmuar përkushtimin e Maqedonisë së Veriut drejt vazhdimit të agjendës evropiane, proceseve reformuese dhe avancimit të raporteve të mira fqinjësore. Ai tha se vendi është i gatshëm dhe pret me padurim miratimin e kornizës negociuese dhe caktimin e konferencës së parë ndërqeveritare, që do të thotë fillim konkret të negociatave.

“Negociatat me BE-në janë një shans i madh që të krijojmë kushte për jetë dhe punë për qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Jemi të bindur se në gjysmën e dytë të vitit, ekipet tona do të fillojnë me punë konkret në kapitujt përkatësisht, klasterët e legjislacionit të BE-së, siç është sipas metodologjisë së re për zhvillim të negociatave. Së bashku me ambasadorët e BE-së, kemi shkëmbyer mendime rreth situatës me korona virusin në kontinentin evropian dhe shpresojmë se uniteti i filluar dhe solidariteti mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në ballafaqimin me këtë kërcënim do të vazhdojë edhe më tej me intensitet edhe më të madh dhe koordinim”, deklaroi Dimitrov.

Ai, duke falënderuar për mbështetjen e Kroacisë për perspektivën evropiane të vendit, tha se kryesimi i Kroacisë me Këshillin e BE-së, ka sjell vendim të rëndësishme për politikën e zgjerimit të BE-së, veçanërisht për Maqedoninë e Veriut për fillim të negociatave.

Gjatë kryesimit kroat, vendet e BE-së arritën marrëveshje që të hapen negocaitat për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në Union. Sipas kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, vendimi i muajit mars për fillimin e negociatave është trashëgimi politike e kryesimit kroat me BE-në. Sipas Plenkoviq, fillimi i negociatave për anëtarësim në BE, në të cilën vendi ka pritur 15 vite “ndoshta nuk do të kishte ndodhur, përderisa Kroacia nuk do të kryesonte me Unionin”.

Ndërkohë, Gjermania do të merr kryesimin me BE-në më 1 korrik. Gjatë periudhës së kaluar, Berlini zyrtar ka qenë ndër më të zëshmit sa i përket hapjes së negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe njihet për pozicionin e tij pro zgjerimit të BE-së drejt Ballkanit Perëndimor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button