Aeroportet e Maqedonisë deri tani kanë humbur më shumë se 720.000 pasagjerë për shkak të krizës korona (Infografik)

Dëmet nga virusi korona në trafikun ajror nga dy aeroportet e Maqedonisë po rriten. Si rezultat i mbylljes së tyre, për të parandaluar përhapjen e Kovid-19 në vend, në maj të vitit 2020 janë transportuar vetëm 849 pasagjerë, krahasuar me numrin e 219.
114 pasagjerëve që kaluan nëpër aeroportet e Shkupit dhe Ohrit në maj të vitit 2019., shkruan Meta, transmeton Portalb.mk.

Të dhënat nga Enti Shtetëror i Statistikave tregojnë se nga janari deri në maj të vitit 2020, vetëm 432.571 pasagjerë janë transportuar me fluturime drejt dhe nga vendi, krahasuar me 912.906 pasagjerë të transportuar në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Nëse marrim parasysh faktin se aeroportet e Maqedonisë mbetën të mbyllura gjatë qershorit të vitit 2020 dhe duke marrë parasysh faktin se gjatë të njëjtit muaj vitin e kaluar janë transportuan 247.631 pasagjerë, rezulton se dëmi i shkaktuar nga virusi korona në trafikun ajror në vend do të jetë mbi 720,000 pasagjerë më pak këtë vit.

Kompanitë e huaja ajrore që fluturojnë për në Shkup dhe Ohër vazhdimisht po e shtyjnë fillimin e serishëm të linjave të rregullta ajrore për në Shkup dhe Ohër, për shkaka se aeroportet janë të mbyllura. Sidoqoftë, për shkak të valës së dytë të personave të infektuar rishtas me kovid-19 në vendin tonë, lista e vendeve në të cilat ndalohet hyrja e shtetasve tanë ose lejohet hyrja në kushte të veçanta ndryshon çdo ditë. Kjo situatë e paparashikueshme ndikon drejtpërdrejt në frekuencën e fluturimeve që do të kemi nga të dy aeroportet.

Në faqet e internetit të Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit dhe në aeroportin “Sh. Apostulli Pali”në Ohër deri më tani nuk është bashkangjitur orari i fluturimeve verore, kështu që nuk është specifikuar plotësisht se ku dhe prej kur do të jetë e mundur të fluturohet nga aeroportet tona këtë verë. Pritshmëritë janë që gjatë muajit korrik shumica e fluturimeve të rregullta nga aeroportet tona në destinacione të huaja të vihen në qarkullim.

LEXO:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button