QKC: Qyteti i Shkupit vitin e kaluar ka lidhur më së shumti tenderë me vlerën më të lartë prej 21 milionë euro

Komunat dhe Qyteti i Shkupit në vitin 2019 kanë lidhur 3.686 kontrata për prokurime publike në një vlerë totale prej rreth 8 miliardë denarë, përkatësisht 130 milionë euro. Vlera e prokurimeve publike, krahasuar me vitin 2019 është rritur për 33 milionë euro, përkatësisht për 33.8 përqind, tregon Baza e të dhënave për prokurime publike të komunave në vitin 2019, të cilën së bashku me analizën e të dhënave e publikoi Qendra për komunikime civile QKC.

Kërcim në vlerën e tenderëve në Qytetin e Shkupit ka edhe në 58 komuna, ndërsa rënie ka në 22 komuna. Kërcimi më i madh, për nga vlera, prej shtatë milionë eurosh është regjistruar në Qytetin e Shkupit (nga 14 milionë euro në vitin 2018, në rreth 21 milionë euro në vitin 2019), në Tetovë prej 3.7 milionë euro (nga 1.7 milion euro në vitin 2018 në 5.4 milionë euro në vitin 2019) dhe në Manastir nga 2.8 milionë euro (nga 2.2 milion euro në vitin 2018, në 5 milionë euro në vitin 2019), transmeton Portalb.mk.

Uljet më të mëdha në shumën absolute është regjistruar në Gazi Babë (nga 4.1 milionë euro në vitin 2018 në 2.2 milionë euro në vitin 2019), Kumanovë (nga 4.9 milionë euro në 2018 në 3.1 milionë euro në vitin 2019) dhe Struga (nga 3.5 milionë euro në vitin 2018 në 2.2 milionë euro në vitin 2019).

“Sa i përket prokurimeve publike, është përsëritur përqendrimi i vazhdueshëm në kryeqytet, për faktin se gati një të tretën e parave që shpenzohen për prokurime publike nga Qyteti i Shkupit dhe 10 komunat e Shkupit. Dallime jashtëzakonisht të mëdha midis njësive të qeverisjes vendore janë veçanërisht të dukshme kur vlera e prokurimit publik përcaktohet në lidhje me numrin e banorëve. Rezulton se disa komuna siç janë Novaci dhe Karbinci harxhojnë 488 euro ose 376 euro për kokë banori, krahasuar me Haraçinën dhe Sopishten të cilat kanë shpenzuar më pak se 2 euro për kokë banori”, kanë informuar nga QKC.

Ndër kompanitë, tenderë me vlerën më të madhe në vitin 2019 kanë fituar: ndërmarrja e ndërtimit JU-BAJ 2 Ahmet nga fshati Bojanë (4.2 milionë euro), distributori i naftës Pucko Petrol nga Pllasnica (2.7 milionë euro) dhe ndërmarrja e ndërtimit Kole-Trans Inzhenering nga Shtipi (2.6 milionë euro).

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button