Maqedonia e Veriut prej sot zyrtarisht në fushatë zgjedhore

Partitë politike garuese në zgjedhejt e parakohshme parlamentare kanë filluar sot zyrtarisht fushatën zgjedhore 20 ditëshe. 

Partitë premtuan zgjedhje të drejta dhe demokratike, për çka nënshkruan edhe kod. Paralajmëruan se do të fokusohen në fushatë e cila do të jetë e sigurt për shëndetin e qytetarëve, pa ngjarje dhe tubime të mëdha, me shfrytëzim të shtuar të rrjeteve sociale, mediumeve tradicionale, bilbordeve dhe llojit tjetër të prezantimeve online, transmeton Portalb.mk.

Presidenti i vendit, Stevo Pendarovsi, në deklaratën e bërë me rastin e fillimit të fushatës zgjedhore, tha se për herë të parë që nga pavarësia e vendit, kemi zgjedhje si vend-anëtar i NATO-s dhe në pritje për t’i filluar negociatat negociuese me Bashkimin Evropian. Ai porositi që zgjedhjet të jenë të drejta, të lira dhe demokratike, siç edhe u obliguan me nënshkrimin e Kodit për zgjedhje të drejta dhe demokratike.

“Pres të gjitha partitë politike të organizojnë fushatë në të cilën pjesëmarrja do të jetë e sigurt për të gjithë, edhe për kandidatët, edhe për qytetarët. Pres nga të gjitha partitë politike fushatë dinjitoze, me nivel të lartë të kulturës politike, pa diskreditime. Pres fushatë inkluzive në të cilën do të marrin pjesë të gjitha grupet e margjinalizuara dhe pakicat, në të cilën do të përfaqësohet edhe interesi i tyre. Nga ana tjetër, pres të gjitha institucionet të cilat janë më kompetente për zbatimin e procesit zgjedhor të punojnë profesionalisht, në pajtim me parimet e transparencës, barazisë dhe paanshmërisë”, deklaroi Pendarovski.

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, sipas listave të parashtruara në KSHZ, do të marrin pjesë 15 koalicione dhe parti me 1.598 kandidatë.

Partitë dhe koalicionet të cilat do të marrin pjesë në zgjedhje, programet e veta do të mund t’i prezantojnë deri më 12 korrik në orën 24:00,  kur do të pasojë heshtja treditore. Më 13 korrik do të votojnë të sëmurët nga Kovid-19, dhe personat në karantinë dhe në vetëizolim, por vetëm ata të cilët shtatë ditë paraprakisht do të paraqiten për atë. Të gjithë të tjerët të cilët deri në ditën e votimit do të konfirmohen si pozitivë apo do të shkojnë në vetëizolim nuk do të mund të votojnë më 15 korrik. Më 14 korrik do të votojnë të sëmurët dhe të pamundurit, si dhe të burgosurit dhe personat të cilët janë në paraburgim. Votimi më 15 korrik fillon në orën 7 në mëngjes dhe do të zgjatet dy orë dhe përfundon në orën 21:00.

KSHZ pritet më së voni deri më 25 qershor t’i formojë këshillat shëndetësorë zgjedhor të cilët do ta zbatojnë votimin më 13 korrik të personave me Kovid-19, në karantinë apo në vetëizolim, ndërsa gjithashtu duhet të sillen edhe udhëzimet në pajtim me Protokollet e autoriteteve shëndetësore për masat për mbrojtje nga Kovid-19.

Listën zgjedhore, KSHZ duhet ta të përmbyllë më së voni deri më 4 korrik, ndërsa paraprakisht vërejtje të veta duhet të parashtrojnë partitë politike. NË këto zgjedhje, votim nuk do të ketë në diasporë ku u paraqitën më pak se numri i nevojshëm i shtetasve. Por, në Listë zgjedhore do të futen personat me 18 vite të mbushura deri në ditën e votimit.

Kujtojmë se, zgjedhjet e parakohshme parlamentare ishin paraparë që të mbaheshin më 12 prill, por u anuluan për shkak të paraqitjes së koronavirusit. 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button