(Foto) Strugë, shëtitorja rreth Drinit e bllokuar nga banaqet e shkatërruara

Edhe pse sezoni veror ka përfunduar nga 5 muaj, shëtitorja rreth Drinit të Zi në Strugë është e pa pastruar nga banaqet e shumta dhe kornizat me hekur që janë shfrytëzuar nga pronaret e lokaleve për terasat e tyre gjatë stinës së verës.

Përveç pengesës për lëvizjë të lirë, këto banaqe dëmtojnë edhe pamjen e qytetit dhe Drinit të Zi duke krijuar një imazh të keq edhe për gjithë qytetin.

Përveç banaqeve dhe kornizave nga hekuri që nuk janë të çmontuara dhe të larguara nga shëtiotorja përgjatë kësaj shëtitore ka edhe mbetje të rrezikshme që mund të lëndojnë kalimtarët e rastit.

Nuk dihet nëse kjo është papërgjegjshmëri e shfrytëzuesve të parcelave rreth Drinit të zi ose joseriozitet i organeve komunale të Strugës të cilët duhet të marrin masa për këtë gjendje kaotike që është krijuar pikërisht në zemrën e qytetit të Strugës, por sidoqoftë kjo situate përveç se prish imazhin e qytetit njëkohësisht paraqet edhe rrezik për qytetarët.

Sekretari komunal i Strugës, Zoran Golicoski thekson për Portalb se komuna ka dërguar paralajmërim deri tek pronarët e lokaleve dhe banaqeve për ti larguar dhe nëse kjo nuk bëhet atëherë do të dënohen sipas rregullores, por siç duket nuk po ndodh as njëra dhe as tjetra dhe banaqet ngelen aty edhe pas 5 muajsh përfundim të sezonit veror. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button