Dislokimi i ‘Higjienës Komunale’-Shkup, premtohet një afat tjetër!

Edhe pse autoritetet e Komunës Çair, në fund të vitit 2012 kishin paralajmëruar dislokimin e ndërmarrjes ‘Higjiena Komunale’ në fillim të janarit, ende nuk ndodhi.

Drejtori i kësaj ndërmarrje, Rakip Doçi, ka garantuar qytetarët e lagjes Serave, se kjo brengë e madhe, do tu hiqet në fund të muajit që vjen.

‘Punohet në mënyrë intensive që të bëhet dislokimi i bazës dhe auto bazës dhe gjitha pajisjeve që janë vendosura në lagjen e Seravës. Pritet të dislokohet Higjiena nga ajo pjesë ku më se 50 vite i ka penguar asaj lagje, natyrisht tani edhe për vetë ndërmarrjen është bërë e pa qëndrueshme që të jemi atje sepse kushtet e komunikacionit lëvizja e automjeteve bëhet më shumë pengesa. Për këtë arsye u garantoj qytetarëve të Çairit se ky projekt ka fundi muajit shkurt do të realizohet komplet’ premtoi Doçi.

Ndërmarrja publike ‘Higjiena Komunale’ për tre vite me radhë do të shfrytëzojë një objekt me qira, ndërsa zgjidhja përfundimtare pritet të jetë ish fabrika ‘Ohis’ ku Qeveria i ka ndarë Higjienës Komunale një lokacion prej 30 mijë metrash katror./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button