Arthur do t’i bashkohet Juventusit për 80 milionë euro

Duket se telenovela Arthur Melo- Juventus do të marrë fund brenda këtij muaji.

Juventus dhe Barcelona janë në bisedime që një kohë të gjatë për shkëmbimin e Miralem Pjanicit dhe Arthur Melos.

Sky Sport UK, shkruan se Juventus ka pranuar që ta transferoj Arthurin për 80 milionë euro, 23 vjeçari pritet të ketë pagë më të mirë se te Barcelona e cila prite ttë jetë 5 milionë euro për vit.

Arthur do t’i bashkohet Juventusit për 80 milionë euro, kurse Pjanic do t’i bashkohet Barcelonës për 70 milionë euro, italianët do t’i paguajnë katalunasve 10 milionë euro shtesë për shërbimet e mesfushorit brazilian.

23 vjeçari ishte pengesë kryesore e negociatave ndërmjet dy klubeve pasi nuk dëshironte që të largohej nga Camp Nou, por tani duket se është bindur me ofertën e Juventusit.

Arthur Melo iu bashkua Barcelonës nga Gremio për 31 milionë euro në verën e vitit 2018.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button