RMV, Qeveria largoi kufizimin për kafenetë dhe restorantet

Në seancën e 72-të, Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi që prej 26 qershorit restorantet dhe kafenetë mund të presin klient edhe në hapësirat e brendshme të tyre, transmeton Portalb.mk.

“Në seancën e sotme, Qeveria miratoi vendim që prej të premtes, 26 qershor, objektet hotelerie të mund të punojnë edhe brenda objekteve përmes një protokolli të caktuar për punë”, raportojnë nga Qeveria.

Me vendim të Qeverisë nga seanca e 69-të, dje filluan punën edhe objektet hotelerie për qëndrim (hotelet dhe objektet tjera për qëndrim), duke u bazuar në Protokollin për punë.

Ndërkohë, Qeveria vazhdon përmes Këshillit të Inspektoratit, të udhëhequr nga Magdalena Filipovska-Grashkoska, kontrollet në lidhje me respektimin e Protokolleve, ashtu që vetëm javën e kaluar (10 deri më 16 qershor) janë realizuar gjithsej 6,188 kontrolle të jashtëzakonshme për këtë qëllim.

Ndryshe, sot qeveria vendosi që prej 26 qershorit të lejohet edhe hyrja e qytetarëve në Maqedoninë e Veriut, pa pasur nevojë për testin PCR dhe izolimin shtëpiak ose shtetëror. Qeveria gjithashtu në seancën e 72-të vendosi që prej 1 korrikut të hapen edhe aeroportet e vendit.

Qeveria gjithashtu raportoi që prej 26 qershorit të mundësohet marrja e pensioneve për muajin qershor, duke respektuar orarin katërditor, në bazë të vlerës së pensionit.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button