RMV, Qeveria përpiloi orarin për marrjen e pensioneve, duke filluar prej 26 qershorit

Qeveria e Maqedonisë se Veriut në seancën e 72-të vendosi që prej 26 qershorit të mundësohet marrja e pensioneve për muajin qershor, transmeton Portalb.mk.

Qeveria e shqyrtoi informacionin që pensionet për muajin qershor të paguhen në katër grupe (ditë), duke filluar prej 26 qershori. Për këtë qëllim, Qeveria ka angazhuar Fondin për sigurim pensional dhe invalidor që deri më 25 qershor të dorëzon të dhënat deri te bankat, ashtu që bankat prej 26 qershorit të mundësojnë marrjen e pensioneve përmes bankomateve.

Pensionistët që nuk shfrytëzojnë kartelë, mund të marrin pensionet në hapësirat e bankave duke respektuar orarin:

-26 qershor, pensionet deri 11 mijë denarë

-29 qershor, pensionet prej 11,001 denarë deri në 14 mijë denarë

-30 qershor, pensionet prej 14,001 deri 18 mijë denarë

-01 korrik, pensionet mbi 18,001 denarë.

Ndryshe, sot qeveria vendosi që prej 26 qershorit të lejohet edhe hyrja e qytetarëve në Maqedoninë e Veriut, pa pasur nevojë për testin PCR dhe izolimin shtëpiak ose shtetëror. Qeveria gjithashtu në seancën e 72-të vendosi që prej 1 korrikut të hapen edhe aeroportet e vendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button