Në Nish dhe Vranjë shiten teste PCR negativ të falsifikuara

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut që kthehen në vend përmes aeroportit në Nish, kanë paraqitur te shërbimet e sigurisë se në aeroport kanë mundësi të blejnë test të falsifikuar PCR negativ për 50 euro, transmeton Portalb.mk.

Edhe transportuesit që hyjnë në Maqedoni në pikën kufitare Tabanoc kanë paraqitur se mund të blejnë pa problem test negativ për 65 euro nëpër pompat e benzinës në Vranjë.

Sipas protokollit, çdo qytetar i Maqedonisë së Veriut gjatë hyrjes në vend, duhet të test të vlefshëm PCR (të bërë nga hunda dhe fyti), jo më i vjetër se 72 orë nga data e lëshimit të testit. Ata më pas marrin një Urdhër dhe plotësojnë një deklaratë të vetë-izolimit shtëpiak prej 14 ditësh.

Qeveria sot miratoi vendimin, për hyrje në Maqedonia nuk ka më asnjë kusht. As test PCR për koronavirus, dhe as vetoizolim 14 ditor, siç ishte deri më tani. Vendimi do të hyjë në fuqi më 26 qershor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button